Për 2 orë u shqiptuan mbi 80 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat në rajonin e Gjakovës

Kronikë e zezë

Për 2 orë u shqiptuan mbi 80 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat në rajonin e Gjakovës

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Policia e Gjakovës brenda dy orëve ka shqiptuar 83 fletëparaqitje ndaj qytetarëve në rajonin e Gjakovës, të cilët nuk kanë respektuar masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Kosovës, Lumni Graishta, i cili njoftoi po ashtu se është anuluar një tubim i paralajmëruar nga këngëtari Mozzik.

“Gjatë intervalit kohor 07:00-19:00 në kuadër të zonës së përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, janë shqiptuar 83 fletëparaqitje për persona fizik. Përveç grumbullimit të një numri të qytetarëve rreth orës 15:30 në pritje të eventit të organizuar nga këngëtari MOZZIK, parregullësi tjera nuk janë evidentuar. Për shkak të numrit të qytetarëve dhe tendencës për të shpërfillur urdhërat e policisë, Pk ka qenë e detyruar të anuloj këtë event “, ka thënë Graishta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat