Dy gjoba dhe 80 vërejtje ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave ndaj COVID-19 në Prizren

Kronikë e zezë

Dy gjoba dhe 80 vërejtje ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave ndaj COVID-19 në Prizren

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Për 24 orë u shqiptuan gjoba ndaj dy qytetarëve në Prizren që nuk i respektuan masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Përveç gjobave, Policia e Kosovës u tërhoqi vërejtje edhe 80 qytetarëve të Prizrenit për mosrespektimin e masave. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Dy raste kanë qenë brenda 24 orëve që u është shqiptuar gjoba dhe 80 vërejtje që janë dhënë nga Policia”, tha Osmanollaj.

Bartja e maskës dhe ruajta e distancës fizike prej 2 metrash është obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat