Përleshje në një kafeteri në Ferizaj, Policia arreston dy shtetas nga Kosova dhe dy nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Përleshje në një kafeteri në Ferizaj, Policia arreston dy shtetas nga Kosova dhe dy nga Shqipëria

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar katër të dyshuar, dy shtetas nga Kosova dhe dy nga Shqipëria, pas një përleshje në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.

Lajmin e ka bërë të ditur majori i Policisë në Ferizaj, Mehmetali Hajdini, i cili tha se përleshja ka ndodhur rreth orës 22:00 në një kafeteri në Ferizaj.

“Rreth orës 22:00 në një kafeteri në rrugën “12 Qershori” ka ndodhur një përleshje në mes disa personave të rinj, ku Policia ka intervenuar shumë shpejtë dhe ka arrestuar katër persona ( dy meshkuj dhe dy femra ), prej tyre dy shtetas Kosovar dhe dy shtetas nga Shqipria.”

Të dyshuarit janë gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Pas intervistimit të katër të dyshuarëve u janë shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe me pastaj të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Hajdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat