Shkodër, gjendet i vrarë një 27-vjeçar, është ekzekutuar me kallashnikov

Kronikë e zezë

Shkodër, gjendet i vrarë një 27-vjeçar, është ekzekutuar me kallashnikov

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është gjetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm (9 gusht) në Vaun e Dejës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkjezë të Shkodrës.

Viktima është shtetasi me iniciale Gj.B., 27 vjeç banues në lagjien “1 maji”.

Ai është ekzekutuar me armë zjarri tip kallashnikov, trupi i të cilit u gjet vetëm pak metra larg mjetit të tij tip “BMW” të cilin e kishte marrë me qira. Policia njofton se në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja kallashnikovi.

27-vjeçari përdorte dy identitete konkretisht Gjin Boriçi dhe Gjin Ndoj.

 Viktima është një 27 vjeçar që përdorte dy identitete, Gjin Boriçi i njohur ndryshe dhe si Gjin Ndoj. Ai është gjetur me plagë në kokë nga armë zjarri tip kallashnikov. Është gjetur në anë të rrugës të fshatit Shkjezë, në rrugën lidhëse mes qytetit të Shkodrës dhe Lezhës. Ai është pikasur nga kalimtarët e rastit të cilët njoftuan policinë. Sipas hetuesve 27-vjeçari ka pasur precedentë penal më parë i njohur për trafikimin e qenieve njerëzore. Mësohet se një automjet është gjetur i djegur vetëm 1 kilometër larg vendit të ngjarjes dhe dyshohet se është automjeti i autorëve të këtij ekzekutimi.

Policia njofton se trupi i shtetasit është gjetur rreth orës 05:55.

“Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar  i pajetë, shtetasi Gj. B.,  27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit” – njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat