Policia e ndërpren në gjysmë një aheng në Gjakovë, arreston organizatorin

Kronikë e zezë

Policia e ndërpren në gjysmë një aheng në Gjakovë, arreston organizatorin

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 10:54
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gajkovë, i cili kishe organizuar një aheng familjar, në të cilin kishin qenë disa persona.

Kështu është shkeluar vendimi i Qeverisë në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit.

“Gjakovë 08.08.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte organizuar aheng familjar në të cilin kishin qenë disa persona ku kështu kishte vepruar kundër  vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid – 19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat