Arrestohet pronari i një lokali në Gjakovë, shpërfilli masat e Qeverisë kundër COVID-19

Kronikë e zezë

Arrestohet pronari i një lokali në Gjakovë, shpërfilli masat e Qeverisë kundër COVID-19

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi që në lokalin e tij kishin qenë të pranishëm disa persona.

Nga inspektorët komunal është bërë procesverbal për mosrespektim të vendimit të Qeverisë lidhur me koronavirusin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në lokalin e të cilit kishin qenë të pranishëm disa persona.Nga inspektorët komunal është bërë procesverbal për mosrespektim të vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid- 19, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat