Vrasje në tentativë në Skenderaj, arrestohen pesë persona

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Skenderaj, arrestohen pesë persona

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:11
Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, pasi ishin përfshirë në një rrahje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.

Si pasojë e rastit të gjithë të dyshuarit dhe një viktimë kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin përfshirë në rrahje. Si pasojë e rastit të gjithë të dyshuarit edhe një viktimë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit tre prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Rast po hetohet nga Policia si vrasje në tentativë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat