16 të arrestuar brenda 24 orëve për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë

Kronikë e zezë

16 të arrestuar brenda 24 orëve për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve ka arrestuar 16 persona të cilët nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë lidhur me parandalimin e COVID-19.

Nga ta 11 janë arrestuar në Prizren, katër në Gjakovë dhe një në Vushtrri.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Prizren 08.08.2020 – 03:00. Ndaj katër personave një mashkull dhe tri femra kosovare është inicuar lënda e rastit si më lartë, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 08.08.2020 – 21:10. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit si më lartë i cili në lokalin e tij është hasur duke i shërbyer klientët duke mos e respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria lidhur me virusin Covid – 19. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 08.08.2020 – 23:45. Ndaj tre të dyshuarve meshkuj kosovarë është inicuar lënda e rastit si më lartë të cilët nga njësitë policor janë hasur në një lokal duke punuar në kundërshtim me vendimin e lëshuar nga Qeveria lidhur me virusin Covid – 19. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 08.08.2020 – 23:30. Njësiti policor gjatë patrullimit kishte ndaluar një veturë në të cilën kishin qenë tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin lëvizur jashtë orarit të lejuar sipas vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid -19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarve është inicuar lënda e rastit si më lartë dhe procedohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 08.08.2020 – 21:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur në lokal në të cilin kishte qenë duke u mbajtur një aheng familjar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rahovec 08.08.2020 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti policor është hasur në lokal në të cilin kishin qenë të pranishëm disa persona të cilët kishin vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë lidhur me virusin Covid-19. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjakovë 08.08.2020 – 22:206. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në lokalin e të cilit kishin qenë të pranishëm disa persona.Nga inspektorët komunal është bërë procesverbal për mosrespektim të vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid- 19, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Gjakovë 08.08.2020 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte organizuar aheng familjar në të cilin kishin qenë disa persona ku kështu kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid – 19. Në konsultim me prokurorin ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Vushtrri 07.08.2020 – 23:15. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Me konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat