Arrestohen dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje dy persona të cilët kishin qenë në kërkim.

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, njëri është arrestuar dje në Obiliq dhe është dërguar në burgun e Dubravës.

Ndërkaq personi tjetër i kërkuar, mashkull kosovar është gjetur në Prishtinë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Hajvali.

“Obiliq 08.08.2020 – 06:00.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Prishtinë 08.08.2020 – 22:30.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Hajvali”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat