Aheng familjar në Prishtinë, policia intervenon në 4 të mëngjesit - Bota Sot
Aheng familjar në Prishtinë, policia intervenon në 4 të mëngjesit

Kronikë e zezë

Aheng familjar në Prishtinë, policia intervenon në 4 të mëngjesit

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur rast ndaj një personi në Prishtinë, pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë, ka organizuar aheng familjar duke grumbulluar një numër të madh njerëzish.

Policia ka intervenuar mbrëmë, në ora 4:07 të mëngjesit.

Rasti në polici është hapur “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”.

“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lart pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë ka organizuar aheng familjar duke grumbulluar një numër të madh njerëzish. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat