Digjet një veturë në Vushtrri, Policia gjen afër saj dy shishe me benzinë

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Vushtrri, Policia gjen afër saj dy shishe me benzinë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në Policisë se i është djegur vetura e tij në Vushtrri.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por zjarrin e kishin fikur familjarët e viktimës.

Zjarri dyshohet se ishte shkaktuar qëllimisht nga ndonjë person, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur dy shishe me lëndë djegëse që dyshohet të jenë benzinë.

“Viktima mashkull kosovar  ka raportuar se vetura e tij e tipit private VË Golf VI është përfshi nga zjarri. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por zjarrin e kishin fikur familjarët e viktimës. Zjarri dyshohet se ishte shkaktuar qëllimisht nga ndonjë person i dyshuar pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur dy shishe me lëndë djegëse që dyshohet të jenë benzinë. Në veturë janë shkaktuar dëme nga zjarri dhe ende nuk dihet motivi i rastit. Rasti vazhdon të hetohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat