Trajleri përplas çiklomotorin, dy persona në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Trajleri përplas çiklomotorin, dy persona në gjendje të rëndë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:44
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.

Dy persona mësojet se kanë mbetur të plagosur pasi çiklomotori me të cilin lëviznin u përplas nga një trajler.

Mësohet se gjendja e tyre është e rëndë.

Ata janë dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat