Aksident në aksin Klos-Burrel, humb jetën 73-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Klos-Burrel, humb jetën 73-vjeçari

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 20:12
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Klos-Burrel.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, B.M. 73 vjeç.

Si pasojë e goditjes së fortë, 73-vjeçari ka përfunduar në spital dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi  R. D., banues në Dibër,  duke drejtuar automjetin e tij,  ka aksidentuar shtetasin  B. M., (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar  në Komisariat për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

B.M. po ecte pranë rrugës në momentin që është goditur nga makina.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat