Goditet me mjete të forta një i ri, në gjendje shoku transportohet në spital

Kronikë e zezë

Goditet me mjete të forta një i ri, në gjendje shoku transportohet në spital

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:26
Ilustrim

Një 21-vjeçar është plagosur rëndë me mjete të forta. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një natë më parë në qytetin e Lezhës.

I riu G. Kokaj, është goditur në pjesë të ndryshme të trupit dhe ka marrë plagë.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, që për pak mund të ishte kthyer në tragjedi, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.

Në gjendje shoku, 21-vjeçari është transportuar në sptalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Aktualisht gjendja e tij është e qëndrushme dhë nuk ka rrezik për jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat