Të shtëna me armë në Lungomaren e Vlorës, çfarë ka ndodhur

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Lungomaren e Vlorës, çfarë ka ndodhur

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 16:49
Foto Ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e së hënës në qendër të Vlorës, në zonën e Lungomares.Një i ri nga Vlora dyshohet se është konfliktuar me një tjetër person dhe ka qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë një parkimi të një hoteli që ndodhet në shëtitoren e Lungomares.Dyshime e para janë se konflikti mund të ketë ndodhur me administratorin e hotelit në fjalë.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk është raportuar për persona të lënduar.Personi i cili ka qëlluar njihet si person me precedentë penalë, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat