Tronditëse: 62-vjeçari në Ferizaj vrau nënën e tij duke e goditur katër herë me thikë në krahror

Kronikë e zezë

Tronditëse: 62-vjeçari në Ferizaj vrau nënën e tij duke e goditur katër herë me thikë në krahror

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 12:03
Foto nga shtëpia ku ka ndodhur ngjarja

Gjykata Themelore e Ferizajt i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e nënës.

Në njoftimin për vendimin për paraburgim, janë dhënë edhe detaje të tjera tronditëse për formën se si 62 vjeçari vrau nënën e tij  të moshës 83 vjeçare.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.Ç, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

I pandehuri dyshohet se më 10 gusht 2020, në shtëpinë e përbashkët të banimit në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta nënën e tij M.Ç, e moshës 83 vjeçare, në atë mënyrë që për motive tani të panjohura e ka goditur 4 herë me thikë në pjesën e përparme të kraharorit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve, masë e cila do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat