Abuzimi seksual me adoleshenten/ Rrëfimi tronditës i babait të saj: Përveç gjendjes së rëndë psikologjike kemi pasur kërcënime direkt

Kronikë e zezë

Abuzimi seksual me adoleshenten/ Rrëfimi tronditës i babait të saj: Përveç gjendjes së rëndë psikologjike kemi pasur kërcënime direkt

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:27
Foto Ilustrim

Nuk kanë fund vuajtjet për vajzën e mitur të dhunuar seksualisht në Fushë-Krujë, shteti nuk kryen detyrën më të shenjtë që ka: ‘Të mbrojë të dhunuarin nga dhunuesi’

Vijon saga e vuajtjeve të familjes së vajzës së abuzuar seksualisht nga disa persona në qytetin e Fushë-Krujës. Ata bëjnë apel për ndihmë sepse shteti i ka braktisur, fëmijët janë në gjendje të rënduar psikologjike, ata akoma nuk kanë një urdhër mbrojtjeje dhe ndihen të kërcënuar.

Vajza e mitur, e abuzuar seksualisht, sot gati 1 muaj nga ngjarja që tronditi opinion publik, gjendet e braktisur nga instancat shtetërore.

Babai i saj Luan Xhepi në një intervistë ka rrëfyer të gjithë gjendjen e rënduar psikologjike të familjes së tij.

“Problemi ka nisur në momentin që vajza i ka denoncuar në polici personat që e abuzonin seksualisht prej disa muajve, ne na është vendosur tritol të shtëpia vetëm pas 3 ditëve dhe ishte shansi ynë që nuk ka shpërthyer se sot mundet të ishim të gjithë të vdekur”.

“Shteti na ka braktisur, sot ne nuk mbrohemi më, policia vjen vetëm gjatë turnit të natës kur kërcënimi që kemi është i vazhdueshëm në 24 orë”.

“Fëmijët rrinë në shtëpi, kanë kohë që nuk dalin jashtë nga frika se mundet t’u ndodhë diçka në shenjë hakmarrje, kjo vjen edhe si pasojë e tritolit, ai akt për mua është gjëja më e keqe që mundet t’i bësh një njeriu sepse kërkon t’i shfarosësh”.

Kryefamiljari kë treguar se gruaja e tij është pushuar nga puna fill pas ngjarjes, ndërsa janë trajtuar me një ndihmë qesharake financiare vetëm 48 mijë lekë të vjetra.

“Në kohën kur ndodhi ngjarja, u pushua gruaja nga puna, ndërsa unë mundohem të siguroj jetesën duke punuar te një pronë e vëllait, i cili zotëron një vreshtari. Në këto momente trajtohemi me një ndihmë 48 mijë lek, e cila nuk del as për një thes miell, ne sot ndihemi të tradhtuar dhe të braktisur nga shteti sepse ketë situatë që ndodhem unë dhe familja ime nuk ja uroj askujt në botë”.

Ai shtoi se ka pasur kërcënime direkt, por edhe nga njerëz të tjerë që i kanë sugjeruar të tërheqin denoncimin.

“Po kemi pasur kërcënime sepse na është vendosur tritol, na janë djegur tokat me zjarr, por edhe në qytet kur dal, më thonë njerëzit që ta tërheq denoncimin sepse do të jetë më mirë për ne, kemi të bëjmë me persona të rrezikshëm e shumë fjalë të tjera”.

“Policia nuk na ka pajisur me një urdhër mbrojtjeje akoma dhe ne kërkojmë vetëm një ndihmesë sado minimale që të largohemi nga këtu si familje që të jetojmë edhe në si të gjithë të tjerët dhe fëmijët të mundohen ta kalojnë këtë çast dramatik”.

Apeli i babait të vajzës ishte që shteti të siguronte kushtet minimale dhe sigurie për të tilla raste të veçanta, po aq dramatike është edhe mungesa e një psikologu që fëmijët të rinisin një jetë të qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat