Aksident me vdekje në autostradën Kalimash-Morinë, edhe dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në autostradën Kalimash-Morinë, edhe dy të lënduar

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 15:24
Ilustrim

Aksident me vdekje dhe dy të plagosur në autostradën Kalimash-Morinë.

Policia bën me dije se një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.

Dy shtetasit e lënduar u dërguan në spitalin e Kukësit, për ndihmë mjeksore.

Kukës/informacion paraprak.

Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.

Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjeksore

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat