Në kërkim për trafik droge e grabitje, ekstradohen 9 shqiptarë drejt Italisë

Kronikë e zezë

Në kërkim për trafik droge e grabitje, ekstradohen 9 shqiptarë drejt Italisë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:15
Ilustrim

Nëntë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane janë ekstraduar sot nga Shqipëria drejt Italisë.

Janë 9 shqiptarë të moshës nga 27 në 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri pas shpalljes në kërkim nga autoritetet italiane të prokurorive të qyteteteve  Bari, Bergamo, Chieti, Firenze, Aquila, Milano, Napoli.

Ndaj tyre rëndrojnë akuzat për krime si trafik droge, pjesëmarrje në organizata kriminale, grabitje me dhunë , kërcënim etj.

Ekstradimi i tyre u bë e mundur falë bashkëpunimit mes autoriteteve policore të dy vendeve e shërbimit info investigativ të reparteve operative në territor, si dhe bashkëpunimit internacional të policisë Kriminalpol  e Policisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat