Djali dhe nusja rrahin prindit në Gjilan

Kronikë e zezë

Djali dhe nusja rrahin prindit në Gjilan

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 09:00
Foto Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Gjilan njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovë ka treguar se djali dhe nusja e shtëpisë, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy prindërit që kishin në shtëpi.

Nëna ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit nga i biri dhe nusja nga lëndimet që ka marrë.

Dy të dyshuarit që janë çift, janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) pasi pas një mosmarrëveshje në familje i kanë sulmuar fizikisht dy prindërit e të dyshuarit. Viktima femër ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa (dy) të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat