Gafa e policisë/ Arrestoi shtetasin e Kosovës se kishte vjedhur ‘Lamborghinin’ luksoz, ja përgjigja që erdhi nga Interpoli

Kronikë e zezë

Gafa e policisë/ Arrestoi shtetasin e Kosovës se kishte vjedhur ‘Lamborghinin’ luksoz, ja përgjigja që erdhi nga Interpoli

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 18:35
Foto Ilustrim

Një i ri nga Kosova është arrestuar nga policia në Kukës më 27 korrik, pasi dyshohej se automjeti tip Lamborghini rezultonte i vjedhur në Itali.

Ai akuzohet për trafikim të mjeteve motorike.Megjithatë, pas dërgimit të letërporosive nga ana e autoriteteve shqiptare më 4 gusht drejt Interpol Romës dhe zyrave qendrore të Interpolit në Bazel, rezultoi se automjeti nuk ishte i vjedhur, bën me dije “Neës 24”.

36 vjeçari nga Kosova, Labinot Ramadani e zotëronte makinën e shtrenjtë me dokumente të rregullta. Materiali i është përcjellë Prokurorisë së Kukësit.

Policia thoshte atë ditë se super-makina “Lamborghini Gallardo” dyshohej e vjedhur në Itali 9 vite më parë. Kosovari që e zotëronte makinën jeton në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat