Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i Orges Bilbilit që u plagos në përpjekje me policinë - Bota Sot
Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i Orges Bilbilit që u plagos në përpjekje me policinë

Kronikë e zezë

Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i Orges Bilbilit që u plagos në përpjekje me policinë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:03
Foto Ilustrim

Është arrestuar në Tiranë, Anterio Kaloshi, I njohur si shoku i Orges Bilbilit, edhe ky i ndaluar disa muaj më parë në një përplasje me policinë ku mbeti i plagosur në zonën e sheshit ‘Shtraus’ në Tiranë

Kaloshi raportohet se është kapur pasditen e sotme, në zonën e Qesarakës, gjatë një aksioni policor.

Në momentin e arrestimit, Kaloshi ka qenë bashkë me Meardi Berberin, të ndaluarin për atentatin e ndodhur në hotel “Volorekën” mëngjesin e 8 gushtit.

Gjatë aksionit atyre i janë gjetur dhe sekuestruar edhe armë.

Kaloshi i shpëtoi policisë mesditën e 10 prillit ku në pranga u vu shoku i tij Orgest Bilbili i cili po lëvizte me kapuç në kokë gjatë periudhës së izolimit.

Një efektiv policie vuri re lëvizje të dyshimta të tij dhe iu afrua për ta kontrolluar por në momentin që i bëri thirrje ai u largua me shpejtësi.

Polici e ndoqi dhe më pas e qëlloi me plumb në këmbë për ta neutralizuar, duke bërë më pas të mundur edhe arrestimin e tij.

Kaloshi, i cili jetonte në një apartament me Bilbilin arriti t’ia mbathë.

Policia gjeti në shtëpinë e marrë me qira me firmën e Jurgena Xh., e dashura e Anterio Kaloshit një pasaportë të këtij të fundit, 900 euro si edhe një armë që dyshohet se i përkiste Kaloshit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat