Godet fëmijën me makinë në Prishtinë, ik nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Godet fëmijën me makinë në Prishtinë, ik nga vendi i ngjarjes

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 10:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person e ka goditur me makinë një të mitur dhe më pas i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë, vetura është gjetur e braktisur, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Prishtinë (NN) 13.08.2020 – 13:28. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar (i mitur) dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Vetura është gjetur e braktisur dhe është konfiskuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat