Paratë ose të vrava/ I riu shqiptar i vë thikën në fyt 17-vjeçarit italian, e tradhëton shqiponja - Bota Sot
Paratë ose të vrava/ I riu shqiptar i vë thikën në fyt 17-vjeçarit italian, e tradhëton shqiponja

Kronikë e zezë

Paratë ose të vrava/ I riu shqiptar i vë thikën në fyt 17-vjeçarit italian, e tradhëton shqiponja

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 20:04
Foto Ilustrim

Thikë në fyti shoqëruar me kërcënimin: ose para ose jetën. Në këtë mënyrë një 20 vjeçar shqiptar ka kërcënuar një 17 nga Milano, i cili ndodhej në një park rreth orës 02:00 në Riccione.

Pas kërcënimi me thikë, ai i mori adoleshentit 150 euro që mbante në portofol. Pasi mori shumën, ai u largua me biçikletë drejt bregdetit, megjithatë pak momente më vonë iu bashkua edhe policia.

Karabinierët e njohën menjëherë falë një shqiponje të bërë tatuazh në dorë. Djali u arrestua për grabitje dhe u dërgua në burg në pritje të seancës së vlerësimit të masës së sigurisë. Paratë, të gjetura në pantallona të shkurtra, iu kthyen pronarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat