Istog: Nuk e respekton vetë-izolimin edhe pse i konfirmuar pozitiv me COVID-19

Kronikë e zezë

Istog: Nuk e respekton vetë-izolimin edhe pse i konfirmuar pozitiv me COVID-19

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Policia ka hapur rast ndaj një personi nga fshati Mojstir të Istogut pasi nuk e ka respektuar vetë-izolimin, edhe pse është i infektuar me koronavirus.

Njoftimi i plotë i policisë:

PËRHAPJE E SËMUNDJEVE NGJITËSE: Fsh. Mojstir, Istog 14.08.2020 – 17:30.

Ndaj të dyshuarit mashkull është iniciuar rast, pasi që i njëjti i infektuar me sëmundje ngjitëse Covid-19, nuk ka respektuar vetë izolimin.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat