Tragjike! Mbytet një i ri në Liqenin e Shkodrës, trupi i 24-vjeçarit nuk është nxjerrë ende

Kronikë e zezë

Tragjike! Mbytet një i ri në Liqenin e Shkodrës, trupi i 24-vjeçarit nuk është nxjerrë ende

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:53
Policia dhe polumbarët janë nisur drejt vendit te ngjarjes për te bërë te mundur nxjerrjen e trupit.

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Shkodër.

Një 24 vjeçar është mbytur në liqenin e Shkodrës. I riu me inicialet B.D është futur për tu lare ne zonën e njohur si Balshaj, ne pjesën e Malësisë se Madhe së bashku me 3 shokët e tij. 24-vjeçari pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka mundur dot më të dalë nga aty.

Policia dhe polumbarët janë nisur drejt vendit te ngjarjes për te bërë te mundur nxjerrjen e trupit.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat