Dhuna në familje vazhdon, 5 raste brenda 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

Dhuna në familje vazhdon, 5 raste brenda 24 orëve të fundit

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 10:27
Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5 raste të dhunës në familje.

Zakonisht janë femrat ato që po pësojnë nga dhuna familjare.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës për rastet e dhunës në familje:

Dhuna në familje

Fushë Kosovë 14.08.2020 – 23:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Podujevë 14.08.2020-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar . Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor . Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Lipjan 14.08.2020-23:53. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Gjilan 14.08.2020 -23:00 Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor . Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Prizren 15.08.2020-12:00. Është raportuar se dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovare pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. I dyshuari mashkull është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat