Arrestohet një person në Deçan, sulmoi verbalisht zyrtarët policorë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Deçan, sulmoi verbalisht zyrtarët policorë

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Deçan pasi ka refuzuar t’i prezantojë Policisë dokumentet personale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Deçan, rreth orës 10:30.

I dyshuari përveç që nuk ka prezantuar dokumentet e identifikimit, ai ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Pas intervistimi, me urdhër të prokurorit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka prezantuar dokumentet personale për identifikim kur i është kërkuar nga Policia. I dyshuari përveç që nuk ka prezantuar dokumentet e identifikimit, ai ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat