Arrestohet një person në Gjilan, pengoi zyrtarët komunalë gjatë kryerjes së detyrës

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjilan, pengoi zyrtarët komunalë gjatë kryerjes së detyrës

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se i kishte penguar zyrtarët komunalë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili  ka penguar zyrtarët komunalë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat