Pastroi lokalin për t’i fshehur provat e një vepre penale, policia arreston pronarin

Kronikë e zezë

Pastroi lokalin për t’i fshehur provat e një vepre penale, policia arreston pronarin

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Policia njofton se ka arrestuar pronarin e një kafiterie në Pejë, për shkak se kishte bërë pastrimin e lokalit duke i humbur provat materiale, pasi në atë kafiteri kishte ndodhur një vepër penale.

Siç njofton Policia përmes raportit 24 orësh, vepra penale ishte lëndim i rëndë trupor, ndërsa pronari nuk e kishte raportuar rastin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:10.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti po vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat