Arrestohet përndjekësi i vajzës së re

Kronikë e zezë

Arrestohet përndjekësi i vajzës së re

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 15:53
Foto Ilustrim

Një i ri nga Bulqiza është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka përndjekur një të re.

Burime zyrtare nga Policia e Dibrës kanë bërë të ditur se është arrestuar 27-vjeçari me inicialet H. M., nga Bulqiza.

Njoftimi i Policisë së Dibrës:

Përndiqte në mënyrë të përsëritur një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

H. M., 27 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi  në mënyrë të përsëritur dhe pa dëshirën e saj ka përndjekur  një 27-vjeçare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat