Sekuestrohen 2 milionë euro drogë, u nis nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 2 milionë euro drogë, u nis nga Shqipëria

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 18:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në mes të ditës, një skafist shqiptar dhe një italian kanë tentuar të trafikojnë me gomone një sasi të madhe kanabis sativa.

Mësohet se droga ishte në një skaf 6 metra të gjatë, që dyshohet se është nisur nga brigjet shqiptare.

Është dashur një ndjekje disa orëshe në det, për të ndaluar gomonen, ku edhe ndodhej 180 kilogramë kanabis, që sipas autoriteteve italiane kishte një vlerë prej afro 2 milionë eurosh në treg.

Gomonia është ndaluar në brigjet e Salentos, Itali, pas disa ndjekjesh nga Guardia di Finanza në kanalin e Otrantos.

Dy skafistët janë dërguar në qeli, ndërsa kanë nisur hetimet për këtë rrjet trafiku të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat