Fier, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

Kronikë e zezë

Fier, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 20:23
Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Patos, Fier.

31-vjeçar Klajdi Sulo është plagosur në rrethana të paqarta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos. 31 vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat