Kërcënoi gruan me thikë dhe plagosi fqinjin që ndërhyri për të ndihmuar, kapet shqiptari në Itali

Kronikë e zezë

Kërcënoi gruan me thikë dhe plagosi fqinjin që ndërhyri për të ndihmuar, kapet shqiptari në Itali

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 21:31
Me një thikë kuzhine në dorë, shqiptari ka plagosur edhe një nga fqinjët i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur gruan e dhunuar.

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi akuzohet për dhunë.

Mediat fqinje raportojnë se 43-vjeçari ushtronte dhunë në familje, teksa këtë herë ai kërcënoi për vdekje gruan e tij.

Me një thikë kuzhine në dorë, shqiptari ka plagosur edhe një nga fqinjët i cili ka ndërhyrë për të mbrojtur gruan e dhunuar.

Kjo e fundit, ka pësuar lëndime dhe mavijosje në kokë, hundë, si dhe në pjesën e barkut.

Pas dhunës së shtruar 43-vjeçari tentoi të largohej me makinën e tij por karabinierët e kanë bllokuar në dalje të tij. Shtetasi shqiptar u arrestua në San Marcellino, në zonën Caserta, dhe u dërgua në burg me akuzën e keqtrajtimit të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat