Zjarr në një market në fshatin Baks

Kronikë e zezë

Zjarr në një market në fshatin Baks

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Një market në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Megjithatë, falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve është arritur të lokalizohet zjarri.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike, Njësia e Zjarrfikësve kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin në një objekt të një ekonomie familjare, të kapluar nga zjarri, në fshatin Baks, të komunës sonë. Gjithnjë në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së tyre”, u tha në komunikatën zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat