Detajet e ngjarjes së çuditshme, dy hajdutët shqiptarë vjedhin hajdutin italian

Kronikë e zezë

Detajet e ngjarjes së çuditshme, dy hajdutët shqiptarë vjedhin hajdutin italian

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak ditë më parë në Xhenova të Italisë, ku policia ka arrestuar një 19 vjeçar shqiptar teksa ky i fundit po grabitste një burrë italian 61 vjeçar, i cili udhëtonte në një motor skuter. Por për habinë e karabinierëve, 19 vjeçari nuk ishte i vetmi hajdut.

I riu së bashku me një tjetër shqiptar në moshën 18 vjeçare, iu afruan burrit që po udhëtonte me motor dhe e hodhën përtokë. Më tutje arritën t’i vjedhin çantën dhe janë larguar. Policia ka mundur t’i kapë dy të rinjtë, por për habinë e tyre kanë marë raportime se skuteri me të cilin udhëtonte 61 vjeçari nga Xhenova, ishte gjithashtu i vjedhur.

Të tre personat në fjalë janë tashmë nën akuzë për vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat