Lëndohen tre persona si pasojë e një vetaksidenti në Drenas

Kronikë e zezë

Lëndohen tre persona si pasojë e një vetaksidenti në Drenas

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Poklek të Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për nedian se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Në ora 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Poklek në Drenas. Në aksident është përfshirë një veturë (vetaksident) dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat