​Vdes nga Covid-19 edhe një polic i Kosovës

Kronikë e zezë

​Vdes nga Covid-19 edhe një polic i Kosovës

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur betejën me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës Nexhmi Rudari.

Rudari përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se polici Hakif Hodolli ka vdekur ditën e sotme pasi që nuk ka mundur të përballojë koronavirusin.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës.

Hakifi ishte pjestar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat