Konfirmon policia: Shtatë të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronikë e zezë

Konfirmon policia: Shtatë të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 13:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtatë persona janë lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin e ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Kelani ka thënë se aksidenti ka ndodhur në zonën e Malishevës në mes një veture dhe kamioni.

“Mund të konfirmojmë se pak para orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në zonën e Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku janë përfshirë një automjet dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e deritanishme, shtatë persona kanë pësuar lëndime. Njësitet relevante policore janë duke hetuar me rastin”, tha Kelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat