Tentoi të vriste me thikë një 34-vjeçar, vihet në pranga i riu në Divjakë

Kronikë e zezë

Tentoi të vriste me thikë një 34-vjeçar, vihet në pranga i riu në Divjakë

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 12:09
Ilustrim

Divjakë- Kapet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes i cili tentoi të vriste me thikë një shtetas.

Sot rreth orës 10:20, në një lokal në fshatin Spolatë, Divjakë, shtetasi E. T., 30 vjeç, banues në Gradishtë, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë duke e goditur me thikë shtetasin A.K., 34 vjeç, banues në Gradishtë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar shërbimet e policisë Divjakë të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen e autorit, shtetasin E.T., i cili ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një kanal.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika me të cilin autori kreu veprën penale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat