Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Drenicë.
Një fëmijë është goditur për vdekje në fshatin Kllodernicë të komunës së Skenderajt.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Një 7 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Kllodernicë të Skenderajt”, ka thënë ai, duke treguar se janë informacione fillestare që kanë marrë.
Derisa rasti po hetohet.