Dy të lënduar në aksidentin në Lipjan

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në aksidentin në Lipjan

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 21:29
Aksidenti

Dy persona kanë mbetur të lëndua nga aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor

“Rreth orës 19:00 ne rr.Haradin Bajrami në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasoje e aksidentit dy persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat