Rrahje mes gjashtë personave në Zabel të Drenasit

Kronikë e zezë

Rrahje mes gjashtë personave në Zabel të Drenasit

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Në Zabel të Drenasit, në mesditën e së hënës gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje ku janë përdorur edhe mjete të forta.

Gjashtë personat janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Ndërsa, bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes, katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ka ardhur teri tek rrahja mes tyre ku janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre”, njoftojnë nga Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë prej tyre mbahen në ndalim policor për 48-orë ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat