Tentojnë ta vrasin një prishtinas: E godasin me veturë pastaj e rrahin tre persona

Kronikë e zezë

Tentojnë ta vrasin një prishtinas: E godasin me veturë pastaj e rrahin tre persona

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 09:37
Ilustrim

Mbrëmë një person ka raportuar në Polici se kanë tentuar ta vrasin tre të tjerë, në ora 21:20.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është goditur nga një automjet e pastaj është rrahur nga tre të dyshuar, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Në PK ky rast është iniciuar “Tetim Vrasje”

“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 26.08.2020-21:20. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se fillimisht është goditur nga një automjet e më pas është goditur nga tre të dyshuar të panjohur të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat