​Policia shkatërron mbi 240 bimë narkotike Canabis Stativa

Kronikë e zezë

​Policia shkatërron mbi 240 bimë narkotike Canabis Stativa

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 00:24
Canabis Stativa

Policia e Kosovës në angazhimet e saj për parandalimin dhe luftimin e abuzimit me substanca apo bimë narkotike, ka vazhduar implementimin e planit operativ për parandalimin e kultivimit të narkotikeve dhe kontrabandës, ku në Koshare, janë gjetur dy parcela me bimë narkotike Canabis Stativa të kultivuar.

Sipas Policisë, veprime konkrete janë ndërmarr nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare- Perëndim (DRPK), ku së pari është bërë incizimi me dron i terrenit të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, pastaj është bërë identifikimi i vendit të incizuar, dhe sot me datën 04.09.2020 Njësia e hetimeve rajonale të DRPK Perëndim gjatë implementimit të Planit Operativ në Koshare, janë gjetur dy parcela me bimë narkotike Canabis Stativa të kultivuar.

“Në një parcelë janë afërsisht 170 fije (copë) dhe në parcelën e dytë janë mbi 75 fije (copë), të gjitha në gjatësi; 2 deri në 3 metra, ndërsa një parcelë tjetër (e tretë) ishte në fazën e përgatitjes për kultivim (gropat e hapura për vazhdim të veprimit për kultivim). Nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia anti-drogë në Gjakovë, ku me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike i nënshtrohen procesit të shkatërrimit (djegies). Policia e Kosovës me njësitet kompetente të saj po vazhdon me realizimin e planeve operacionale në funksion të luftimit të kësaj dukurie negative dhe ndërmarrjen e veprimeve sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat