Qindra gjoba u shqiptuan sot për mosrespektim të masave, Policia njofton për vërejtjet ndaj lokaleve

Kronikë e zezë

Qindra gjoba u shqiptuan sot për mosrespektim të masave, Policia njofton për vërejtjet ndaj lokaleve

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se nga ora 07:00 deri në 19:00 janë shqiptuar 555 gjoba për mosrespektim të masave të Qeverisë kundër COVID-19.

Qalaj njoftoi po ashtu shtoi se janë dhënë edhe 95 vërejtje ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

“Më datën 06.09.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 555 gjoba sipas Ligjit të ri antiCOVID dhe janë dhënë 95 vërejtje ndaj qytetarëve dhee bizneseve. Nga ora 20:00 do të vazhdojë aksioni i përbashkët me inspektoratin për të mbikëqyrur respektimin e Ligjit dhe zbatimin e Vendimit të Qeverisë”, ka thënë Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat