Flet burri nga Shupkovci në drejtim të të cilit dikush shtiu me armë zjarri

Kronikë e zezë

Flet burri nga Shupkovci në drejtim të të cilit dikush shtiu me armë zjarri

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 00:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në orët e mbrëmjes Liridon Hyseni po kalonte me veturën e tij të markës Golf 2 nëpër fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Ai ka treguar se dikush i panjohur ka shtjer tri herë në drejtim të veturës derisa po e ngiste atë.

“Kam qenë duke u kthyer në shtëpi. Ka pasë disa të shtëna. Nuk e kam parë se kush ka qenë. Derisa ka ardhur policia kam qëndruar në veturë. Nuk dyshoj në askënd”, ka thënë Hyseni.

“Për shkak të punës që bëjë, shit-blerje me vetura, kam disa telashe me njerëz. Këtë çështje ia kam lënë në dorë policisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat