Rrahin një të mitur në Podujevë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Rrahin një të mitur në Podujevë, arrestohen dy persona

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:45
Foto Ilustrim

Dy persona kanë rrahur një të mitur, me ç ‘rast i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:45 në rrugën Salih Çeku, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje ne mes të  tre personave meshkuj kosovarë, ka ardhur deri te një rrahje ku dy të dyshuarit e kanë rrahur viktimën të mitur me ç ‘rast i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe personat e përfshira në rrahje janë intervistuar, dy prej tyre në cilësinë e të dyshuarve. Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat