Rrahje në një fitnes në Drenas, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Rrahje në një fitnes në Drenas, arrestohet një person

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se të mërkurën rreth orës 16:20, është raportuar për një rast rrahje në një fitnes në Drenas.

Lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke bërë ushtrime fizike (në sallë fitnesi) e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat