Me shantazh e kërcënim 26 vjeçari i mori një djali 16 mije euro

Kronikë e zezë

Me shantazh e kërcënim 26 vjeçari i mori një djali 16 mije euro

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 14:51
Ilustrim

Një 26-vjeçar është ndaluar pasi akuzohet se në periudha të ndryshme kohore, ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie duke i marrë një shumë të përgjithshme prej 16.000 euro një 23 vjecari.

Policia informoi sot detajet e operacionit të koduar “Transferta”

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie duke i marrë një shumë të përgjithshme prej 16.000 euro shtetasit S. A., 23 vjeç.

Po në vijim të hetimeve ka rezultuar se shtetasi i dëmtuar, pas shantazheve që i bënte shtetasi M. M., ka kryer transferta të lekëve në drejtim të tij, në periudha të ndryshme kohore.”

Në dijeni të kësaj ka qenë dhe një vajzë por që nuk ka treguar për ngjarjen. Shtetasja D. B. po procedohet penalisht pasi ka pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

Ndërsa 26 vjecari po hetohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë“.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat